Bllokimi i shqiptarëve në kufi, reagon Ministria e Jashtme: Pala greke ka njoftuar se do…

Prej 3 ditësh shqiptarët po presin në Kakavijë për të kaluar në Greqi. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme shqiptare.
Sipas Ministrisë, autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me ato greke. “Së fundmi, pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës”, bën me dije ministria.
MPJ risjellë në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.
REAGIMI
Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.