“Bum” pushuesish, turistët e rajonit braktisin Turqinë dhe Greqinë. Zgjedhin bregdetin e Shqipërisë

Pavarësisht kushteve jo të zakonta për shkak të pandemisë së COVID-19, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion për turistët nga rajoni.
Korrespondenti i Euronews Albania nga Korça, Xhensil Shkëmbi raporton se në tri ditët e fundit nga pika kufitare e Qafë Thanës kanë hyrë në Shqipëri 10805 persona.
Burime nga pika kufitare në Qafë Thanë, i thanë Euronews Albania se turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë janë kryesisht nga Bullgaria, Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut.
Pandemia globale e COVID-19 dhe mbyllja e kufijve reflektoi pasoja të mëdha në sektorin e turizmit.
Gjithsesi, për të gjetur një shpëtim në ketë sezon dhe për t’i dhënë impulse të reja ekonomisë, autoritetet shtetërore kanë ftuar qytetarët të bëjnë pushime brenda vendit me moton “pusho shqip”.