Covid lëshon ‘përtokë’ Vlorën, bie ndjeshëm numri i vizitorëve këtë vit, ja sa përqind më pak se gushtin e kaluar

Situata e krijuar prej Covid ka ulur ndjeshëm numrin e vizitorëve në qytetin e Vlorës.

Këtë të martë, fillim gushti, që në kushte të zakonshme ka pasur fluks të madh, me dy tragetet e linjës Vlorë Brindisi kanë mbërritur 354 pasagjerë.

Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë vihet re se ka afro 80 % më pak se 2019.

Sakaq në gushtin e vitit të kaluar ka patur një mesatare prej 2000 pasagjerësh ditorë, një diferencë goxha e lartë.

Gjithsej gjatë korrikun të vitit 2019 nga porti i Vlorës kanë mbërrinin 20500 pasagjerë, ndërsa këtë vit kanë ardhur gjatë gjithë korrikut 5023 pasagjerë .

Back to top button
LAJMET E FUNDIT