Ç’po ndodh në aksin Lezhë-Milot? Ministria e Brendshme apel shoferëve

Mijëra pushues janë nisur këtë fillim gushti drejt brigjeve shqiptare, duke bërë që situata në disa nga akset kryesore të vendit të jetë me trafik të rënduar.

Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës gjatë gjithë ditës ka patur problematika në trafik, ndërsa i rënduar është edhe aksi Lezhë-Milot.

Ministria e Bendshme, përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje shoferëve të mos nxitojnë duke parakaluar gabim, në rrugën vetëm me dy kalime.

“Aksi nga Lezha ne drejtim te Milotit, me ngarkese maksimale. Respekto sinjalistiken, mos parakalo ne menyre te gabuar”, shkruan Ministria e Brendshme.

gte4gre45h4h.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT