“Denonconi rastet abuzive”, KLSH u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për të zbuluar dhe çuar para përgjegjësisë ligjore rastet abuzive në administratë.

Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH shprehet se garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj.

Në një njoftim zyrtar, KLSH shprehet se garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj.

Gjithashtu tregon edhe se ku mund të shkruajë çdo qytetar për denoncimin e çfarëdo rasti abuzimi në administratë. Kontakti është adresa e email-it “[email protected].”

“Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSH lutet që këto ankesa  të adresohen pranë tij. Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSH-së, qytetarët janë të lutur t’i bëjnë prezent pranë këtij institucioni. KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj. Qëllimi ynë është t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që të mos kenë frikën e përballjes me institucionet për të cilat paguajnë taksat. Ndaj do t’ju luteshim edhe një herë të na shkruani për çdo problem në [email protected]”, thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT