Dështon tryeza mes liderëve shqiptarëve, Ahmeti: I keqardhur, ftesa ime kishte këtë qëllim

Asnjë nga liderët shqiptarë të ftuar në takim nga kreu i BDI-së Ahmeti nuk është paraqitur në orarin e paraparë të takimit. Krerët e partive Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami që një ditë më parë njoftuar se kryesisht janë “pro” koordinimeve të këtilla mes faktorit politik shqiptarë në vend, por kishin kushte.
Sela dhe Gashi kërkuan rend të qartë dite të takimit dhe një datë tjetër, nga e hëna dhe andej, kurse Kasami kishte kërkuar që liderët e partive që nuk janë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, të deklarohen publikisht e mbështesin atë dhe të caktohet një takim tjetër.
Në mungesë të liderëve në takim, Ahmeti është në takim joformal me gazetarët për t’u përgjigjur në pyetjet për zhvillimet aktuale politike.
“Vlerësuam që është ne dobi tone dhe opinionit. Kam thirr tryeze të partive politike me qëllim me te mire që edhe ata të jene pjesë e te gjitha proceseve qe po ndodhin. Desha të falënderoj partitë shqiptare për rrumbullakësimin e pjesëve normative te Marrëveshje së Ohrit, ligjin për gjuhet,ndryshimet kushtetuese dhe çështje tjera. Iu bëj ftese te jenë jo përkraheshe të BDI por të jene aktiv ne aktivitetet qe duhet ti ndajmë për implementimin e gjitha atyre normave për të mirën e vendit. Desha të dëgjoj mendimet e tyre se si ta bëjmë politiken me të shëndoshe, si te jemi me të fortë e të bashkuar qe te jemi me të suksesshëm”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kreu i BDI-së shprehur keqardhjen për këtë mungesë, duke transmentuar njëkohësisht dhe një mesazh të fortë. ” BDI vepron e punon me koka të ftoha dhe me zemra të zjarrta, çdo vendim i yni do të jetë në dobi të vendit, të përparimit dhe të kapërcimit të situatave. Ka më shumë se një javë që partitë politike e kanë në rend dite, nuk ka arsye për të gjetur mungesën e kohës dhe analizës. Nuk mund të përgatis një platformë për zhvillimet politike, i takon tryezës të vendosë. Të gjitha ato kërkesa që janë vendosur në marrëveshje një pas një janë realizuar. Sa i takon kryeministrit, nuk i kemi thirrur partitë politike për t’u bërë pjesë e platformës tonë i kemi thirrur për t’u bërë pjesë e vetëdijes dhe bashkëpunimit”, deklaroi në konferencën për shtyp Ahmeti.
Sa i takon negiciatave me Zaev, kreu i BDI-së u shpreh se marrëveshja është sa afër dhe aq larg dhe se sot nuk përmbyllet gjithçka dhe se bisedimet vazhdojnë. Ai sqaroi se me BDI negociatat nuk mbyllen vetëm me një takim dhe se është mirë që ato të mos zgjasin shumë në kohë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe për derisa është i vetëdijshëm për misionin për zhvillimet, BDI nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin mma të mirë që do ti shërbejnë vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.