“Duam ushtrinë dhe helikopterë”/ Zjarret e verës futin në konflikt Mbrojtjen Civile me Bashkitë

Ardhja e stinës së verës u shoqërua me rritje të mëdha të temperaturave duke shtuar së tepërmi mundësinë e rënies së zjarreve në pyje, sipërfaqe me shkurre, kullota etj.

Shkaqet e rënies së zjarreve natyrisht janë temperaturat e larta, por nuk ka munguar neglizhenca, pakujdesia e banorëve të zonës dhe në shumë raste ka qene zjarrvënie e qëllimshme, për të cilët Policia e Shtetit po heton për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarreve.

Nga muaji janar deri në korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Sipas raportimeve të bëra nga bashkitë dhe prefekturat në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) bashkitë më të prekura janë: Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani.

Në total ne gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie. Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor.

Sipas ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, Forcat e Armatosura angazhohen në raste emergjencash duke asistuar të gjithë ato bashki të cilat kanë përmbushur detyrimet tyre ligjore për angazhimin e kapaciteteve dhe respektimin e ligjit për parandalimin dhe përballimin e zjarr vënieve.

Por, fatkeqësisht janë konstatuar se disa bashki rendin të kërkojnë ndërhyrjen e Forcave të Armatosura pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre, veprim i cili sjell një faturë financiare disa herë më të lartë se sa ajo që ligji parashikon për pushtetin vendor në rastin e emergjencave civile.

Në bazë të ligjit të ri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile si strukturë koordinuese u rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT