E adhurojnë të gjithë lumin e Shalës, por shikoni si hedhin mbetjet në Koman (VIDEO)

Duket se shqiptarët ende nuk janë mësuar të mbajnë pastër vendin se ku shkojnë, e aq më tepër nga mrekulli natyore që çmohen nga të gjithë.

Pamjet e mëposhtme janë publikuar nga gazetari Osman Stafa, përgjatë rrugës nga Fierza drejt liqenit të Komanit.

Një tjetër video i përket liqenit të Shalës, kaq shumë të dëshiruar nga të gjithë njerëzit që e cilësojnë si Tailanda shqiptare.

Por një fenomen i tillë nuk shihet vetëm në veri, por edhe në jug të vendit. Ishte këngëtari i Ëest Side Family, Landi, i cili u shpreh i revoltuar pas plehrave që njerëzit kishin lënë në plazhe te jugut.

“Mos ardhshi më ktu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa. Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- dëgjohet të thotë Landi Hysi.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT