Fier, shënohen 11 raste të reja me koronavirus, vatrat e rrezikut janë …

Numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të shtohet në vendin tonë. Së fundmi janë konfirmuar 11 raste të reja në qytetin e Fierit. Ato i përkasin 3 bashkive ne qarkun Fier.
Vatra me numrin më të madh mbetet qyteti i Fierit, më pas Roskoveci dhe Patosi.
Sipas burimeve, në Fier mbeten kontaktet e të prekurve nga institucionet si ALUIZNI dhe ADISA në këtë qytet.
Sot në vendin tonë humbën jetën 5 persona dhe u shënuan plot 123 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.