FOTOLAJM/ Mes reve të zeza dhe diellit, Ksamili sërish duket fantastik

Jugu i Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Padyshim, kur përmendim jugun mendja na shkon edhe tek Ksamili, si një nga vendet më ekzotike.
Pamjet që na vijnë nga ky vend janë tejet interesante.
Në sfond shikohet që një pjesë e plazhit është mbuluar komplet nga re të zeza, ndërsa në anën tjetër qielli është i hapur.
Megjithatë dyzimi i motit nuk i ka ndaluar pushuesit të vazhdojnë ditën e tyre të plazhit.
Ditë e fundit moti është luhatur goxha. Një stuhi e rrebesh përfshiu vendin, ku shkaktoi edhe një të vdekur nga Himara.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.