Gjuriq reagon për “lojën e rrezikshme” të Kosovës me rrugën Deçan-Plavë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka vënë në dyshim qasjen e institucioneve të Kosovës në raport me Kishat Ortodokse Serbe në Kosovë.
Duke folur për rrugën Deçan-Plavë, ai ka thënë se “sa individë të papërgjegjshëm në Prishtinë janë të gatshëm të shkojnë larg, duke marrë peng kishat dhe manastiret tona, në mënyrë që të përpiqen të zhvasin diçka nga Beogradi në atë mënyrë?”.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, duke iu referuar zhvillimeve të fundit rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, ka thënë se kjo është “lojë e rrezikshme e Prishtinës”.
“Ata janë të gatshëm të shkelin ligjet e tyre në atë lojë të rrezikshme, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë fjalën e fundit në emër të vlerave të saj. Si një popull përgjegjës, ne do të marrim masa për të mbrojtur trashëgiminë tonë, edhe për Presidentin Aleksandar Vuçiq kjo është një përparësi”, ka thënë ai.