I dha meritat Janullatosit, Majko nga një ekran në tjetrin të sqarojë njerëzit: Do e falenderoj sigurisht se ndërhyri menjëherë! Situata u zgjidh falë njohjeve

‘Një falenderim nuk është një gjë e jashtëzakonshme’.

Kështu u përgjigj ministri i Diasporës Pandeli Majko i cili po del nga një ekran në tjetrin pas falenderimeve që bëri për kryepeshkopin Janullatos për zgjidhjen e krizës në Kakavijë.

Majko tha se situata u zgjidh falë njohjeve njerëzore dhe jo burokracive.

“Një pjesë e vështirësisë që kemi pasur është se pala greke e kishte marrë vendimin, që kishte të bëjë me ekspertët e saj.

Publiku e ka parë që në Kakavijë nuk është situata që ishte 24 orë më parë.

Sinqerisht nuk mendoj se ka rëndësi sesi dhe kur iu drejtova kryepeshkopit, ne ju drejtuam gjithë faktorëve, kabinetit të kryeministrit, të ministrit të jashtëm.

Unë kam bërë një shënim në facebook, jo deklaratë zyrtare, kriza është e mbyllur, kjo ka rëndësi.

Do e falenderoj sigurisht se i kërkova ndihmë dhe ai ndërhyri menjëherë. Në fund të një krize duhen falenderuar edhe ata që janë angazhuar.

Pse duhet të jetë kaq e jashtëzakonshme të më shkojë mendja te Janullatosi? Mendova për të gjithë njerëzit që mund të ndihmojnë…

Kjo u zgjidh në sajë të njohjeve, më shumë se burokracive. Situata në Greqi është një situatë virusale. Marrëdhënia njerëzore zgjidhi situatën”, tha Majko në News 24.

“Drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrisë së Brendshme dhanë më të mirën e mundshme”, vijoi më tej Majko duke i “balancuar” meritat mes ministrit Lleshaj dhe ministres Olta Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT