I moshuari del pozitiv me koronavirus pas vdekjes, ngjarja e pazakontë në Peqin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peqin, ku pas vdekjes është marrë përgjigja e tamponit për një të moshuar.
Sipas Abc News se në Peqin kanë humbur jetën dy persona, ku njërit prej tyre pasi i është marrë tamponi, përgjigja ka ardhur pas vdekjes dhe ka rezultuar pozitiv me Covid.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus katër raste të reja.
Rastet e reja janë dy punonjës të burgut të Peqinit, i cili është kthyer në vatër masive infeksioni, duke e çuar në mbi 30 numrin e të infektuarve.
Ndër të tjera mësohet se të gjithë të infektuarit në burg, janë punonjës të sigurisë së lartë.
Ndërkohë në Peqin mësohet se tamponi i është bërë edhe një të moshuari që ka ndërruar jetë i cili ka rezultuar pozitivë.