Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së, pas një fletë-arresti në Interpol nga Serbia

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga policia e Shqipërisë me urdhër arrest nga Serbia.
Kujtojmë që Shqipëria është pjesë e organizatës së Interpol dhe e ka për detyrim të kryej cdo veprim sipas procedurës, por për cështjen e ekstradimit ose jo drejt serbisë, ajo mbetet një cështje për të cilën e vendosin organet shqiptare.
Gucati i bëri thirrje Shqipërisë që menjëherë ta lirojnë veteranin Murtez Kastrati dhe të mos marrin parasysh listat nga Serbia.
“Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë.”, ka shkruar Gucati në Facebook.
Po ashtu ai i ka bërë apel edhe Qeverisë së Kosoës të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos ketë më raste të tilla!”, reagon Gucati.
Për këtë akt ka reaguar Organizata e Veteranëve në Lipjan. “Edhe pas 21 viteve, Shteti serrb, nuk pushon duke tentuar qe ti denoj dhe malltretoj Veteranet e Luftës së UÇK-së nëpërmjet Interpolit, me aktakuza të rrejshme e të fabrikuara! Rasti i fundit sot në mëngjes është, ndaluar Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati duke shkuar me familje ne pushime, nga organet e Shqiperisë me akuzën për krime lufte në Kosov.
Ne Veteranët e UÇK-së bajm thirrje organeve kompetente, Kombtare e nderkombtare, qe mos ti besojn akuzave të rrejshme të shtetit Serrb, se tasht ma veq asht deshmu me keto gënjeshtra. Mbesim me shores qe z. Murtez Kastrati të lirohet dhe të vazhdoj me aktivitetet e tia familjare e shoqrore. OVL e UÇK-së Lipjan A. M.
LEXO EDHE: Policia e Shqipërisë përgënjeshtron: Nuk kemi ndaluar ish-luftëtarin e UÇK-së