Ishte gati të linte spitali, dalin detaje për 29-vjeçarin me Covid që u vetëvra

Një 29-vjeçar humbi jetën ditën e sotme, pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. I riu ishte i prekur nga Covid dhe prej ditësh qëndronte i shtruar atje, ku po merrte mjekimin e nevojshëm.

Burime për “Gazetën Shqip” bëjnë të ditur se gjendja e tij ishte e stabilizuar dhe po bëhej gati të linte spitalin.

I riu, sipas burimeve të Gazeta “Shqip” nuk kishte nevojë për shumë oksigjen, merrte vetëm dy litra nëpërmjet aparaturave respiratore.

Dyshohet se ishte mund të jetë rënduar psikologjikisht, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.

Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT