Italia në ndihmë të Kosovës, dërgon një ekip mjekësor ushtarak në betejën kundër COVID-19

Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak në ndihmë të Kosovës, për të ndihmuar në betejën kundër COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila i ka shprehur mirënjohjen homologut të saj italian Luigi Di Maio.
“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, citohet të ketë thënë kryediplomatja e Kosovës.
Italia ishte një nga vendet më të prekur nga koronavirusi, por javët e fundit shifra e të vdekurve dhe të infektuarve ka rënë ndjeshëm, duke bërë që të mos ketë nevojë për shumë mjekë dhe infermierë.