Jo vetëm nga Kosova! Pushues dhe nga Maqedonia e Veriut, fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës

Pika kufitare e Qafë Thanës ka pasur fluks pushuesish nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë tentuar që të kalojnë në drejtim të vendit tonë.
Gjatë mëngjesit të kësaj të diele, në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 3000 udhëtarë duke shkaktuar trafik në doganë.
Për të përballuar fluksin e turistëve mësohet se në doganë po punohet me 6 sportele nga pala shqiptare, ndërsa pala maqedonsase po punon me 5 të tilla.
E njëjta situatë është shfaqur sërish sot në rrugën e Kombit, ku pushues nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.