“Ka shpëtuar dhjetëra persona nga COVID”/ Mjeku Alimehmeti flet për kolegun që u përkeqësua dhe u shtrua në…

Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë një status në rrjetet sociale duke i uruar shërim të shpejtë mjekut anestezist reanimator të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibit, i cili ditën e shtunë, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, u shtrua në Reanimacionin e spitalit ku punon dhe vetë.

Alimehmeti thotë se “nga duart dhe puna e tij kane shpetuar dhjetera persona nga covid-19 dhe qindra te tjere ne vite nga arsye te tjera”.

“Sherim sa me te shpejte kolegut te nderuar!

Nga duart dhe puna e tij kane shpetuar dhjetera persona nga covid-19 dhe qindra te tjere ne vite nga arsye te tjera.

Forca Doktor dhe faleminderit per cdo gje deri me sot!

Shpresoj ne nje sherim sa me te shpejte e sa me te lehte!“, shkruan Alimehmeti.

alimehmeti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT