Kalvari i pritjeve prej 5 ditësh në Kakavijë, Meta ‘shuplakë’ qeverisë: E pafalshme! Asnjë institucion nuk njoftoi qytetarët për asgjë

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me kalvarin e gjatë të pritjeve të qytetarëve, prej 5 ditësh në Kakavijë, për të kaluar në shtetin grek.

Meta thotë se përgjegjësia e vetme bie mbi qeverinë, pasi sipas tij, asnjë institucion nuk dha asnjë njoftim për qytetarët që do të udhëtonin.

“Situata e kaluar në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e pa ushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë kundrejt shtetasve të saj. Ajo duhet të marrë masat në kohën e duhur per shtetasit e saj.

Çfarë informacioni u është dhënë atyre që udhëtonin në Greqi, në kohën e duhur. Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë dhe shtetin. Kakavija mban një ngarkesë mjaft të madhe dhe muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar aq më tepër në kushtet e sivjetshme në kushtet e pandemisë ku kërkohej një trajtim krejt i vençantë, në mënyrë që të parandalohej ajo që ndodhi dje.

Një qeveri e ndërgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të jashtëzakonshme por i parandalon. Dje rrezikuan shëndetin mijëra qytetarë në kushte të vështira. Askush nuk i lajmëroi qytetarët për kushtet e reja për tu futur në shtetin fqinj. Asnjë institucion nuk lajmëroi.

Kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është papërgjegjshmëri. Falë kontributit të gazetarëve shpëtoi jeta e një fëmije 11 muajshe. Të gjithë strukturat duhet të ndjekin lëvizjen e shtetasve tanë. Qeveria duhet të sigurojë tamponë për qytetarët, sepse cmimi eshte i lartë. Falenderoj median për rolin e jashtëzakonshëm që luajti. Dua tu kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve si president, që kaluan gjithë ato vuajtje”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT