Kisha Serbe në krye të fushatës zgjedhore: Po nuk mbajtëm Malin e Zi, nuk e çlirojmë Kosovën

Një faktor shumë i fortë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi që mbahen nesër është pikërisht Kisha Ortodokse Serbe dhe kreu i saj, Amfilohije.
Ajo po vijon duelin e fortë me Milo Gjukanoviçin në kohën e heshtjez zgjedhore.
Në një ceremoni të transmetuar live nga mediat serbe dhe ato ruse, si Sputnik, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ka hedhur alarmin e shqiptarëve të cilave sipas autoriteteve të Kishës serbe duan që Mali i Zi të jetë i shkëputur nga Serbia.
Amfilohije ka dekoruar një shkrimtar serb nga Graçanica e Kosovës, i cili ka lëshuar alarmin se nëse Mali i Zi nuk mbahet “i lirë” nuk do të “çlirohet” as Kosova.
“Liria e Kosovës varet nga Mali i Zi i lirë”, tha shkrimtari dhe gazetari nga Graçanica, Zivojin Rakoceviç, të cilit ju dha çmimin “Vula e Shën Stefanit”, që është pjesë e kremtimit të vitit “cirilik”.
Mali i Zi ka vendosur prej kohësh si alfavet më të përdorshëm atë latin, megjithëse ka si zyrtar edhe atë cirilik. Ndarja është aq e madhe sa pikërisht nga përdorimi i këtyre dialekteve mund të shikosh se cilës anë kulturore i përkasin mediat që përdorin këto alfabete.
“Kjo dramë filloi në Kosovë “, tha Rakovecic, nga manastiri Moraça.
“Qindra mijëra banorë të saj po kalojnë rrugën nga frika te liria. Të gjithë ata që përshkuan Shqipërinë kanë marrë një monument për qëndresën, të gjithë ata që kaluan rrugën e frikës në Mal të Zi do të marrin një monument lirie. Mbi atë monument të lirisë, po shkruhet një model i ri për një kohë të re, i përmbajtur në katër fjalë: fe, komb, liri, demokraci”, shtoi shkrimtari serb i cituar nga Sputnik.
Rakoçeviç gjithashtu kujtoi 2006 kur u njoftuan rezultatet e referendumit në Malin e Zi, ata që u festuan më shumë ishin ushtarët e UÇK-së.
“Unë ende mund të dëgjoj ulurimën e tyre në veshët e mi dhe e kujtoj atë jehonë nga Prishtina drejt Graçanicës. “Kur, dy vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, nuk u fol aq shumë, ndoshta për shkak të shumë të huajve që erdhën për të monitoruar këtë akt të paligjshëm”, shtoi serbi duke folur në krah të mitriopolititit të Kishës Ortodokse Serbe.
Gazeta Shqip