Koronavirusi/ Rreth 19% e të infektuarve në Shqipëri të moshës 25-34 vjeç, ja tre qarqet e kuqe
Gjatë 24 orëve të fundit, 1 grua nga Vlora humbi jetën nga koronavirusi, ndërsa u regjistruan 125 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se java që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.
Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.
“Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.”, njoftoi ministria.