Kosova e Serbia takim sot në Bruksel për çështje të bashkëpunimit ekonomik

Ditën e sotme në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë me dije se në takim do të diskutohet për çështje të bashkëpunimit ekonomik.

“Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke që adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve pritet të mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT