Kosova e vendos me ligj, gjobë kush nuk mban maskë dhe nuk respekton distancën sociale (Ja shuma që do ndëshkohen)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ditën e djeshme ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Qeveria kosovare ka vendosur që kush nuk respekton masat e vendosur për prandalimin e përhapjes së Covid-19 do të dënohet me gjobë nga 35 deri në 500 euro.
Ky vendim është miratuar pas 5 muajsh diskutime.
Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk mbajnë maskat dhe nuk e rrespektojnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.
“Me hyrjen ne fuqi te ligjit anti-covid, mos bartja e maskes dhe mos mbajtja e distances denohen me 35 euro. Policia ka autorizime te plota ligjore per veprim” shkruan Murati.