Kosova siguron falas 300 mijë vaksina anti-Covid, mbi 1 milionë do të blihen

Kosova ka siguruar falas përmes OBSH-së dhe asociacionit GAVI plot 300 mijë doza vaksine anti-Covid, ndërsa mbi 1 milionë të tjera do të blihen.
Sipas zyrtarëve të OBSH-së, Kosovës i është garantuar se në momentin që një vaksinë del në përdorim, ajo do të ketë vaksina falas për 20% të popullsisë, raporton KTV.
Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli tha për mediat fqinje se deri në janar të vitit të ardhshëm pritet që të jetë në përdorim një vaksinë.
Në anën tjetër, planet e Ministrisë së Shëndetësisë janë për vaksinimin e rreth 70% të popullsisë.