‘Krimet e luftës’, vijojnë fletëthirrjet për liderët e Kosovës, deputeti i AAK-së në Gjykatën Speciale

Pas presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, është radha e deputetit të AAK-së, Haxhi Shala për t’u thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Njoftimin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në, Facebook,  i cili ka theksuar se do të merret në pyetje më 8 shtator.

“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranueshme. Sidoqoftë unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka deklaruar ai.

Menjëherë ka reaguar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur një sfidë për të dhe ka shprehur besimin se do ta kalojë me sukses atë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT