Kriza në Bjellorusi, Rama drejt Vjenës: Mbledh Këshillin Special

Kryeministri Edi Rama, si kreu i radhës së OSBE-së do të udhëtojë të premten drejt Vjenës për mbledhur Këshillin Special. Kryetema e diskutimit do të jetë kriza në Bjellorusi.

Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Special është bërë nga vetë zyra e OSBE-së në Vjenë. Gjatë takimit, kryeministri Rama pritet ta përsërisë ftesën e OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun mes presidentit Lukashenko dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike që ka nisur prej 9 gushtit.

Ditët e fundit, përmes një letre nënshkruar dhe nga Ann Linde, ministrja e Jashtme e Suedisë, vendi që do të ketë presidencën e radhës së OSBE-së, Rama shkruante se OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për sfidat që po kalon vendi.

Propozimi i Ramës është mbështetur dhe nga Këshilli Europian, BE-ja dhe SHBA-të, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë në realizimin e takimit. Një ditë më parë, pro këtij propozimi u shpreh dhe Gjermania nëpërmjet zëdhënësit të kancelares Merkel.

Sakaq Rusia një mbështetëse e regjimit të Lukashenkos e ka hedhur poshtë mundësinë e ndërmjetësimit nga jashtë. Kryediplomati rus Lavrov disa ditë më parë zhvilloi edhe një bisedë telefonike me kryeministrin  Rama për këtë çështje. Ndërsa Lukashenko ka kërcënuar se do ta përdorë ushtrinë për shpërndarjen e protestave, duke i kërkuar njëkohësisht aleatit të tij, presidentit rus Putinit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT