‘Krizën e zgjidhi Janullatosi’/ Majko përplaset me komentuesit: U bëre i gjallë o mjeshtër, si je me gojën?

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është përfshirë në replika me ndjekësit e tij në Facebook, pasi njoftoi se në zgjidhjen e krizës kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë, ka patur rol vendimtar ndërhyrja e kryepeshkopit Janullatos.

Disa komentues e kanë akuzuar ministrin se nuk ka folur përgjatë gjithë këtyre ditëve por vetëm pas zgjidhjes së krizës.

Ka nga ata që i kujtojnë dhe përgjigjen që dha për çështjen e Teatrit Kombëtar se nuk foli dot për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale në gojë.

Replikat

Komentues 1: U bëre i gjallë më në fund o mjeshtër, ndihen shumë krenarë emigrantët me ministrin e nderuar të diasporës ???
Pandeli Majko: “Gjallë” nuk të bën facebook-u dhe reklama A… Bëj detyrën time dhe asgjë më shumë! Të përshëndes

Komentues 2: Që nga Blendi Gonxhe, Olta Xhaçka, Pandeli & CO asnjë nga këta nuk e di passwordin e fcb të tyre. Të gjitha janë fjalët e Fugës thjesht përdorin imazhin e këtyre si t’i dojë qejfi atyre.
Pandeli Majko: Jo mik! Këtë llogari nuk e administron njeri veç meje! Të përshëndes

Komentues 3: Edhe ty ta hoqa vizën. Të dija pak me mend se të tjerët.
Pandeli Majko: Faleminderit! Mos u mërzit!

Komentues 4: Përshëndetje Pandeli Majko si u bë me votën e emigrantëve ishe zotuar se do bëje realitet.
Pandeli Majko: Interesohu për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor! Shiko më poshtë në këtë faqe! Është miratuar. Të përshëndes.

Komentues 5: Si je me gojën tani? ?
Pandeli Majko: Si ty me emrin, kompetent 🙂

Back to top button
LAJMET E FUNDIT