Kryemadhi nxjerr foton me Baba Mondin: Ja si luftohet koronavirusi

Në këto ditë të nxehta Gushti, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka shfrytëzuar për t’i kaluar në mal.
Ajo ka treguar me një foto të fundi postuar në rrjetet sociale se ka vizituar Malin e Tomorrit pikërisht në ditën e Festës së Shenjtë të Abaz Aliut.
“Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”,shkruan Kryemadhi.
Më herët edhe Presidenti Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Teksa sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, Kreu i Shtetit përcjell urimin e tij, duke thënë se “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”
Mesazhi i Metës:
Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!
Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! ??