Kryeministri Hoti: Kurti ka qenë në anën e gabuar të historisë, në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kritikuar qëndrimet e ish-partnerit të tij të koalicionit Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit gjithmonë ka ka qenë në anën e gabuar të historisë.
Hoti ka thënë se Albin Kurti ka qenë kundër të gjithave proceseve që ka kaluar Kosova.
“Albin Kurti e ka komplet gabim. Ai e ka pasur gabim historikisht në ngjarje të tilla. Ai ka qenë gabim nga Rambujeja, Vjena, shpallja e pavarësisë e në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova. Edhe tash Kurti është në anën e gabuar të historisë”, tha ai.
Avdullah Hoti thotë se siç ka protestuar Vetëvendosja për Pakon e Ahtisaarit edhe tash e kanë të njëjtën logjikë.
“Ne si LDK, partnerët e koalicionit qeverisës por edhe një pjesë e opozitës nuk ka kësi lloj dyshime se në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë diçka të keqe për Kosovën”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.