Kush janë grupet e riskut që do bëjnë vaksinën e gripit falas, Silva Bino: Preken më lehtë dhe nga Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se po punohet për t’u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, stinë në të cilat gripi stinor do i bashkangjitet dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Ndaj tha ministrja, “jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”.
“Deri tani kemi bere porosine per serine e pare te vaksinave”.
“Pergatitemi per te vijuar perballjen me epidemine e Covid, qe sipas strategjise po forcojme kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me semundshmerine tjeter qe eshte po kaq e rrezikshme. Rrisim kapacitetet per vaksinimin e sigurt, ndaj gripit per grupet e riskuara”, tha Manastirliu.
Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe me te prekshem nga Covid-19, jane “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e trasnsmetojnë më shumë gripin”.