LAJM I FUNDIT/ Dy të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit, shtohet numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e sotëm bëri të ditur se nga 864 teste të kryera, kanë rezultuar 152 raste të reja positive.
Në 24 orët e fundit për fat të keq kanë ndërruar jetën 2 persona nga Covid-19.
Ndërkohë janë shëruar 110 qytetarë.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korrca dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.
Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, tha Marjeta Dervishi në deklaratën për median.
Në total që nga muaji mars janë shënuar 240 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri.
COVID-19 – Statistika (21 Gusht 2020)
Testime totale 54435
Raste pozitive 8119
Raste të shëruara 4096
Raste Aktive 3783
Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)