Lajm i mirë/ Apple vendos Kosovën në hartë, po diçka i shqetëson njerëzit

Qëllimi pas peticionit “Put Kosovo on Apple Maps”, më në fund u arrit dhe Kosova u vendos në hartën e Apple.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Twitter, bëri me dije para pak kohësh, se ka shkruar një letër zyrtare drejtuar Tim Cook, CEO-s së Apple, ku i kërkon atij “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur në mënyrë korrekte kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, në shërbimet e Apple Maps”.
Edhe pas vendosjes në hartë, ka përsëri një sërë diskutimesh dhe pakënaqësish. Disa prej njerëzve thonë se duhej të shkruhej Prishtina dhe jo Pristina me s-në e gjuhës serbe.
Për peticionin ngritën zërin edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora.