Ndahet nga jeta nëna e Edi Ramës: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë…

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Lajmi konfirmohet për “Gazetën Shqip” nga burime brenda kryeministrisë.
Aneta Rama vuante nga një sëmundje e vështirë. Dy vite më parë ajo ju nënshtrua një operacioni në toraks dhe gjendja e saj ishte delikate.
Daljet e saj në publik kanë qenë të rralla vitet e fundit dhe imazhet e Anetës janë sjellë nga vetë kryeministri nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Më 4 korrik, në ditën e tij të lindjes, kryeministri Rama postoi edhe foton e fundit të nënës së tij.
Në foto ai shfaqej i përqafuar me zonjën Aneta dhe shkruante: Me “gruan që më dha jetën”.