Merret vendimi/ Shtyhet takimi mes zyrtarëve të Kosovës e Serbisë në SHBA

Takimi mes zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington është shtyrë për dy ditë.

Takimi ishte parashikuar të mbahej më datë 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Me këtë shtyrje date, takimi pritet të mbahet më datë 4 shtator në Uashington. Bisedimet dy palëshe janë fokusuar për momentin tek aspekti ekonomik.

Edhe më herët Presidenti serb Aleksanar Vuçiç tha se takimi mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shtyhej. Asgjë nuk është vendosur ende sipas tij, por ka shenja se mund të ndodhë një shtyrje prej dy ditësh, “ose diçka e tillë”.

Vuçiç sërish përsëriti se nuk e di cfarë temat do të hapin mikpritësit, përvec asaj të ekonomisë, për të cilën janë informuar tashmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT