Meta homazhe te busti i poetit Ali Asllani: Vargjet e tij frymëzuan përpjekjet e popullit për liri

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në Vlorë, ka kryer homazhe te busti i poetit të Lirisë Ali Asllani.
Me një shënim në facebook, ku poston edhe disa vargje të poetit, Meta thotë se ato kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.
“Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë”, shkruan Meta mes të tjerash.
Postimi i plotë:
“Jam vlonjat dhe trim me besë,
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir a me pahirë,
Doemos do rroj i lirë!”
Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.
Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë