Ministri Lleshaj ‘harron’ 3 muaj karantinë dhe nxjerr shifrat: Më pak të vdekur në aksidente se vitin e kaluar

88 persona kanë humbur jetën në aksidente në 7 muajt e parë të vitit 2020, ndërsa në total gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 635 aksidente.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e quan si vit të mirë, pavarësisht se vendi ishte për 3 muaj në karantinë dhe nuk ka lëvizur asnjë automjet.
Sipas grafikëve të publikuar nga ministri në të njëjtën periudhë të vitit 2019 kanë humbur jetën nga aksidentet 115 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2013 kanë vdekur në aksidente 159 persona.
Lleshaj thotë se në vjeshtë të vitit 2020 do të jetë gati paketa e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimin e Kodit Rrugor, që synon forcimin e masave.
“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.
Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmëris? tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.
Në vjesht? 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Lleshaj.