Mitologjia, një thesar i madh i kulturës së lashtë pellazgo-iliro-arbërore dhe i gjuhës së sotme shqipe

Disa mendime rreth shkrimit “Në kërkim të rrënjëvë tona historike”, me autor Gëzim Vodabotuar në gazetën “Dita”, datë 21 Korrik 2020, me nëntitull: Pak fjalë rreth librit të autorit Kujtim Matelit “Albanologjia dhe Çështja e kufinjve historikë”.
-Hyrje
Në këtë çast që po paraqes mendimet e mia rreth shkrimit të sipërpërmendur ende nuk e kam lexuar librin “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” të studiuesit Kujtim Mateli, por unë jam njohur me veprimtarinë studimore të këtij autori nëpërmjet librit të tij “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, botuar vite më parë. Vërejtjet e mia po i nis pikërisht me Dodonën dhe vendndodhjen e saj, për të cilën bëhet fjalë në librin e sipërpërmendur, që përbën edhe thelbin e shkrimit me autor Gëzim Voda .
-Disa të dhëna nga shkrimi i autorit Gëzim Voda në Gazetën “Dita”
Ky shkrim na njeh shkurtimisht me përmbajtjen e librit “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” të autorit K.Mateli, i cili duke u mbështetur në të dhënat e mjaft historianëve dhe gjeografëve të antikitetit, na tregon se kufiri jugor i Epirit ose Shqipërisë së Poshtme ndodhej në jug të Gjirit të Ambrakisë (Prevezës) dhe shtrihej drejt Lindjes deri në Gjirin e Volos, kurse Dodona paraqitet si kryeqëndra e qytetërimit Pellazgo-Iliro –Alban ,që ai e vendos në Këlcyrë të Përmetit. Në jug të kufirit Gjiri i Prevezës-Gjiri i Volos shtrihej Hellada, që përfshinte gjithë Pelaponezin dhe ishujt në lindje të tij.(Këta kufij historikë të Helladës janë të shënuar edhe në hartat e lashtësisë dhe ato të kohëve moderne, njërën prej të cilave po i’a bashkangjisim këtij shkrimi,shoqëruar dhe me një hartë që tregon kufijtë e Greqisë në vitin 1913 si dhe ato të pas Luftës së Dytë Botërore.Në këto harta shihet se Epiri, deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore nuk ishte pjesë e Greqisë ,ai u përfshi në shtetin e ri grek vetëm mbas kësaj lufte, në saj të pushtimit ushtarak gjerman, A.Ç).
Mbështetur në të dhënat e autorëve të antikititetit, studiuesi K.Mateli pohon se Epiri (Shqipëria e Poshtme) banohej nga fise të vjetra “Të lindur nga dheu” (autoktonë, A.Ç), të quajtur “Pellazgë” dhe se Dodona ndodhej diku në veri të Epirit dhe në kufi me fisin epiriot të Perrebeve. Kufiri verior i Shqipërisë së Poshtme ( Epirit) ishte lumi Vjosa, por territoret ku banonin Pellazgët, sipas librit “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”, shtriheshin edhe më në veri të Epirit (Shqipërisë së Poshtme). Në mbështetje të kësaj shtrirjeje autori K.Mateli citon Eskilin, i cili në tragjedinë “Lutëset” përmend fjalët e Pellazgut (mbretit të Argolidës në Pelaponez), drejtuar Danaut dhe 50 vajzave të tij ( Danaidat), të ardhur nga Egjypti dhe të vendosur në Argolidë: “Merak mos ki e fol pa ndrojtje. Përpara teje ndodhet Pellazgu, zot i vendit, i biri i Palektonit, i lindur nga dheu. Prej meje sundimtarit e mori atë emër edhe fisi i Pellazgëve që rron në këtë truall.E tërë kjo krahinë e atje ku rrjedh Strimoni i shënjtë (lumë që derdhet në detin Egje,në lindje të Gjirit të Selanikut, G.Voda) e gjer tej ku perëndon dielli ( d.m.th në detin Jon, G.Voda) veç mua më përket. Pushteti im arrin në trojet e Perrebeve tej viseve të Pindit gjer pranë Peonisë, mbi malet e Dodonës. Ja vendi ku sundoj”. ( Perrebet- fis epiriot që banonte në territoret pranë Leskovikut të sotëm). Dhe kur përmenden Perrebet dhe malet e Dodonës, mendja të shkon pikërisht në luginën e lumit Vjosa dhe malin e Trebeshinës, sepse gjer aty shtrihen kufijtë veriorë të Epirit antik. Më qartë zor se e gjen se kush ishin Pellazgët dhe deri ku shtrihen trojet e tyre, e të mos harrojmë se Eskili ishte helen….Prandaj, me të drejtë studiuesi K.Mateli pohon se “ Epiri antik (ose Shqipëria e Poshtme) nuk kanë qenë kurrë helene dhe se helenët nuk kanë patur kurrë të përbashkët me Epirotët dhe Ilirët, as etninë e as faltoren e Dodonës”. Ky studiues na flet edhe për tentativën e athinasve në vitin 333 para Kr për ta përvetësuar orakullin dhe tempullin e Dodonës, duke përfituar nga vrasja e mbretit të Epirit, vëlla i Olimbisë të Molosisë (Malësisë, A.Ç) së Epirit, nënës së Aleksandrit të Madh. Olimbia, në mungesë të vëllait të saj konsiderohej Mbretëreshë e Epirit; ajo, nëpërmjet delegatëve të saj i’u kujton athinasve se “nuk mund të bënin asnjë veprim (në përmbushje të synimeve të tyre A.Ç), pasi tempulli i Dodonës ishte në zotërimin e saj dhe askush nuk mund të vinte dorë mbi të”.Siç shihet, as Olimbia e as tempulli i Dodonës nuk ishin me etni helene, por me etni pellazge ( Pellazgo- Ilire, AÇ). Akademia e Athinës e paraqet Epirin si vatër 4 mijë vjeçare të qytetërimit helen… dhe se ardhja e Iliro-Shqiptarëve në këto troje daton një mijë vjet më pas nga ajo helene (në të vërtetë as Ilirët nuk janë ardhës në Ballkan,por autoktonë Pellazgo-Ilirë, A.Ç). Studiuesi K.Mateli e konsideron si mashtrim grek përcaktimin e vendndodhjes së Dodonës rreth 18 km në jug-perëndim të Janinës, mbasi kjo vendndodhje nuk përmbush mjaft nga përcaktimet që i kanë bërë asaj disa autorë të antikitetit. Autori K.Mateli shtron nevojën që studiuesit shqiptarë të organizojnë një konferencë shkencore të nivelit të lartë për diskutimin e historisë dhe të kufijve të Epirit, duke përfshirë këtu edhe diskutimin rreth të vërtetës së Dodonës. (vendndodhjes së saj, gjuhës dhe të kulturës së Epiriotëve të lashtë A.Ç).
-Dia dhe Diona
Në librin e fundit, studiuesi Kujtim Mateli rrëfen se Epirotët-Pellazgë, ndryshe nga Helenët që kishin si perëndi Zeusin dhe Herën, kishin perënditë e tyre Dia dhe Dionën, emra që u shkojnë saktësisht fjalëve të sotme të gjuhës shqipe: di, dije, dijetar, dijeni. Janë pikërisht autorët e shquar të lashtësisë ata që tregojnë se helenët (grekët e sotëm) në atë periudhë kohore shtriheshin në jug të Ambrakisë (mes këtyre autorëve studiuesi K.Mateli ka përfshirë dhe Eskiklin, që njihet si autor helen.( Mendoj se mendimet e shprehura nga studiuesi K.Mateli për përkatësinë helene të perëndive Zeus dhe Hera janë krejtësisht të pabazuara, për çka do të flasim më poshtë, A.Ç).
Vërejtjet ndaj Akademise së Shkencave të Shqipërisë, e cila e ka braktisur problemin Pellazgjik
sipas A. Çadri
Një vend të madh në punën studimore të autorit K.Mateli zë kritika e tij e drejtë ndaj punës së dobët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për ndriçimin e problemit pellazgjik, duke i hapur kështu rrugën mashtrimit shekullor helen mbi të vërtetën e Pellazgëve, gjuhës dhe kulturës së tyre. Mbi bazën e këtij mashtrimi helenizmi ka përvetësuar kulturën pellazge dhe helenët kanë fituar statusin e krijuesit të kultures të lashtë dhe atë të “djepit të kulturës europiane”. Si shpërblim dhe mirënjohje për këtë status, Europa ka mbështetur përherë pretendimet territoriale të shovinizmit helen, gjë që ka bërë që Hellada e dikurshme e vogël e Pelaponezit dhe Beotisë,të shtrijë kufijtë e saj mbi territoret Iliro-Epiriote –Maqedone të banuara në lashtësi nga Pellazgo –Ilirët. Etja e shovinizmit helen për të gllabëruar territore të huaja ka mbetur e pashuar edhe në ditët tona. Ai bën përpjekje të vazhdueshme që të shtrijë kufijtë e Helladës edhe mbi territore të tjera të Shqipërisë së sotme jugore. Studiuesi K.Mateli e ndjen thellë rrezikun helen që i kanoset kombit shqiptar, ndaj dhe i fton studiuesit tanë “t’i përvishen punës për t’i çjerrë maskën mashtrimit helen dhe që Europa dhe Bota të shohin fytyrën e tij reale e të shpëtohet kështu (çka është e mundur të shpëtohet) nga trashëgimia Pellazgo-Iliro-Arbërore, e rrëmbyer dhe tjetersuar nga shovinizmi helen gjatë shekujve me ndihmën e Europës”, shprehet ky studiues. Çështja e studimeve Pellazge sot është mbajtur e gjallë vetëm nga ana e studiuesve “amatorë”, por ata jo vetëm nuk janë përkrahur e ndihmuar nga Akademia jonë e Shkencave, por përkundrazi i janë nënshtruar nënvlerësimit dhe fyerjes prej saj (le të sjellim ndërmend këtu një shkrim të gjatë në gazetë disa vite më parë të një kryetari të kësaj Akademie, i cili pasi shpreh nënvleftësimin e tij ndaj studimeve të “amatorëve”, bën thirrje studiueseve tane për të braktisur çështjen pellazgjike dhe të merren vetëm me çështjen Ilire). Mirëpo nuk mund të studiohen Ilirët, pasardhës të pellazgëve, duke i ndarë ata nga stërgjyshërit e tyre pellazgë. Është e vërtetë se në studimet e botuara nga “amatorët” gjenden gabime me shumicë, kryesisht në fushën e etimologjisë të emrave të personazheve mitologjikë, apo të emrave gjeografikë të lashtësisë. Por pikërisht për këtë arsye Akademia jonë e Shkencave duhet të ndërhyjë me masa organizative, me synimin për të ndihmuar amatorët në përpjekjet e tyre. Një veprim i tillë nga ana e Akademisë do të gjallëronte punën e saj, do shkundte atë nga përgjumja e thellë dhe do të bëhej kështu një nxitëse e studimeve për Pellazgët.
Të jesh “amator” nuk do të thotëse je i paaftë për punë shkencore, përkundrazi, të jesh “amator” do të thotë të jesh i dashuruar me një degë të shkencës dhe me studimin në këtë fushë. Kjo dashuri lind forca të brendshme nxitëse shpirtërore dhe intelektuale, që fatkeqësisht i’u mungojnë studiuesve tanë me grada shkencore. Puna e “amatorëve” i ngjan punës së bletëve që mbledhin nektarin lule me lule. Akademikët tanë, në vend që t’a përçmojnë këtë “nektar”, duhet të nxisin dhe të ndihmojnë punën kërkimore të amatorëve nëpërmjet reçensimit të studimeve të tyre. Do të ishte mirë që Akademia jonë e Shkencave të kishte një zyrë ndihme dhe bashkëpunimi me studiuesit “amatorë”, të cilët sot janë grupuar në dy shoqata studimore, por jane lënë pa asnjë ndihmë nga shteti apo nga Akademia e Shkencave. Së paku ky bashkëpunim mund të arrihet nëpërmjet botimit të një revistë “Studime Pellazgjike” nga ana e Akademisë së Shkencave, ku do të zhvillohej një debat shkencor mes studiuesve të kësaj fushe.
Sa i përket gabimeve etimologjike që ndeshen shpesh në studimet e amatorëve, dihet se gabime të tilla i gjen me bollëk edhe tek disa akademike tanë, anëtarë te Akademisë tonë të Shkencave, që n’a thonë se Dardanët e lashtë janë “dardharë”, ose “luftëtar me ushta”(nga frëngjishtja dardë-“usht”), ndërsa Ulqini, sipas tyre, na qenka vëndi i “ujqërve” ( Në vend që të thonë se Ulqini është “Vendi i ulët”,ose “Vendi i ujit”,A.Ç). Ndonjë akademik tjetër n’a thotë se Taulantët ilirë janë Helidonë (dallëndyshe helene), në vend që të thoshte se ky fis Ilir që banonte në ultësirën bregdetare shqiptare ndërmjet Durrësit dhe Fierit, ishin “banorët e vendeve të ulta”. Dikush tjetër n’a thotë se emri Sarandë (Onkeziumi i lashtë) është një emërtim helen, ndërkohë që ai është “An-akesi-um” – “anës së ujit”,d.m.th. qyteti bregdetar, ndërsa në helenisht emri “Sarandë” do të thotë thjeshtë “dyzet”, emërtim që nuk shpreh asgjë, d.m.th ky emërtim që nuk ka lidhje me gjuhën helene. Emri Sarandë është një trajtë e tkurrur e emrit Isarandë-“qytet anës ujit/detit, si në shembullin e emrit Stamboll, i cili është një trajtë e shkurtër e një emir me te lashte Istampol “qyteti i ujit”, nga rrënja Is-ujë. (humbjen e zanoreve fillestare te emrave pellazge e ka trajtuar se pari studjuesi i mirnjohur arvanitas Aristidh Kola,A.Ç).
Jam i mendimit se strumbullari i studimeve për pellazgët duhet të bëhet Mitologjia e ashtuquajtur greke, që fsheh thesare të shumta për gjuhën shqipe dhe për kulturën e lashtë Pellazgo-Iliro-Arbërore.Ajo meriton të jetë një lëndë studimore në shkollat tona, krahas lëndës së Historisë, Gjuhësisë dhe Gjeografisë…
-A janë gjithmonë “fakte” të besueshme thëniet e shkrimtarëve të lashtë helenë ?
(A.Çadri)
Në pjesën e cituar më sipër nga tragjedia “Lutëset” të Eskilit helen, ku jepen fjalët e Pellazgut drejtuar Danaut të ikur nga Egjypti dhe i vendosur në Argolidë të Pelaponezit, duhet të kemi parasysh se ato fjalë janë të trilluara nga Eskili, mbasi nuk ka ekzistuar ndonjëherë një mbret me emrin “ Pellazg”, sepse sipas mitologjisë Pellazgu ishte biri i Zeusit dhe i nimfës Nioba, nënë e zanafillës së njerzëve, dhe vajzë e Foroneut (djalë i perëndisë lumore Inak). Pra të gjithë këta, janë personazhe të imagjinuara që simbolizojnë popujt e detit apo të brigjeve të lumenjve në mitologjinë Pellazgo-Albane. Nioba me Zeusin ngjizi Argon dhe Pellazgun, si krijues të dy popujve, Pellazgëve, (i pari) dhe Argodanejve egjyptjanë të Pelaponezit,( i dyti) të njohur më vonë si “Helenë”. Më pas Danau u bë mbreti i Argolidës në vend të Pellazgut, ç’ka do të thotë se Argolida ra nën sundimin e Danejve egjyptianë. Mirëpo Eskilit helen nuk i pëlqen të tregojë se Pelaponezi ra nën pushtimin dhe sundimin e egjyptianëve, prandaj ai mundohet të fshehë këtë fakt në tragjedinë e tij “Lutëset”,mbasi kjo do të ishte,sipas tij, një “tragjedi” apo një fyerje për Pelaponezin “helen”,dhe se Helenët do të dilnin, ashtu siç janë në të vërtetë, si një popull hibrid i ngjizur nga egjiptianët. Ai, me dinakëri, pushtuesit egjiptianë të Pelaponezit i paraqet si “lutës”, që u vendosën aty si muhaxhirë në sajë të zemërgjerësisë së Pellazgut, që Eskili e bën si bir të një heleni me emër Palekton (vendali i lashtë), personazh i trilluar, që nuk haset as në mitologji e as në histori.
Të ikurit egjiptianë që u vendosën në Peloponez, në gjuhën e pellazgëve, do të jenë quajtur “Iksos”, që është emër i një populli të lashtë të Egjiptit dhe që në gjuhën e pellazgëve ka kuptimin ” të ikurit”.Emrin pellazg “Iksos” Eskili, ose pasardhësit e tij, e kanë zëvendësuar me fjalën helene Iketis –“Lutes”,me synimin për t’ua “zbardhur” faqen helenëve, bij të Palektonit të sajuar.( Sipas mitologjisë të fallsifikuar nga helenët, ati i helenëve ka qënë Dheukalioni,hero i një përmbytje të tokës, i ngjashëm me Noin e Biblës. Emri Dheukalion i përket gjuhës pellazgo-shqipe dhe zbërthehet në: Dhe-kall/ujon,d.m.th hyjnia e “zhytjes së tokës në ujë”, ose Noja ( N’uja) më i hershëm i pellazgo-albano. Me “lutëse” Eskili nënkupton Danaidat, vajza të Danaut, të ikura bashkë me të atin nga Egjypti në Argolidë të Pelaponezit. Përsa i takon vendndodhjes së Dodonës, nga fjalët e pellazgut duket se Eskili e vendos atë diku pranë Peonëve-Ilirë, sepse Pellazgu shprehet kështu: “Pushteti im arrin në trojet e Perrebeve tej viseve të Pindit gjer pranë Peonisë e mbi malet e Dodonës”. Pra Dodonën ai e vendos pranë Peonisë. Mirëpo këtë pohim të Eskilit (që mund të jetë një pasaktësi sikurse pohimi i tij për “Lutëset” dhe Palektonin), studiuesi K.Mateli nuk i ka marrë parasysh.
Vendndodhjen e Dodonës homerike në Këlcyrë të Përmetit (e jo në rrethinat e Janinës) studiuesi K. Mateli e bazon në njëjtimin prej tij të malit Talar (ku, sipas të dhënave të autorëve të ndryshëm antikë ndodhej Dodona homerike) me malin e sotëm Trebeshinë të Këlcyrës për shkak të ekzistencës sot pranë këtij mali të një fshati me emrin Tolar (sipas Strabonit i përkiste fisit të Talarëve që banonte pranë malit të Tomarit, ku ai e vendosë Dodonën Homerike). Nga ana tjetër edhe Plini i vendos Talarët pranë malit Tamar, ku ndodhej Dodona, prej nga del se mali Talar është vetë mali Tamar, që studiuesi K.Mateli e njëjton me malin e sotëm Trebeshinë pranë Këlcyrës së Përmetit. Një argument tjetër në mbështetje të mendimeve të tij, K.Mateli e gjen edhe në të dhënën e Eskilit se Perrebet ishin një fis molos që banonte në shpatin veriperëndimor të maleve të Pindit dhe që Mateli e njëjton vendbanimin e këti fisi në rrethinat e Leskovikut të sotëm (në juglindje të qytetit të Përmetit). Mirëpo problemi duket mjaft i ngatërruar pasi, na del një mal Tolar (Tamar) në afërsi të Janinës një në Pind dhe një tjetër në afërsi të Këlcyrës. Këto male eklipsojnë malin e Tomorrit të Beratit, ku rilindasi ynë I shquar Sami Frashëri e vendos tempullin pellazg të Dodonës “dimërkeqe”, siç e emërton atë Homeri.
Cilin nga këto male Tamarus duhet të përzgjedhim si seli më të lashtë të tempullit të Dodonës? Studiuesi K.Mateli duket se ka të drejtë kur e shmang Dodonën e Janinës dhe malin Tamarus të saj. Kjo për disa arsye: 1-Amfiteatri i zbuluar në Jug-Perëndim të Janinës është një ndërtim relativisht i vonshëm në krahasim me Dodonën homerike; 2-“Dodona” e Janinës që ndodhet rreth 18 km në Jug – Perëndim të qytetit të sotëm të Janinës, nuk e justifikon cilësorin “Dimërkeqe” të Homerit, për shkak se në atë rajon nuk është karakteristike klima me dimër të ashpër; 3- Nga “ Dodona” e Janinës nuk duket deti, mbasi të dhënat tregojnë se nga Dodona homerike dukej qartë deti. Por duhet thënë se edhe “Dodona” e Këlcyrës nuk e plotëson këtë kusht, sepse nga pozicioni ku e vendos atë studiuesi K.Mateli nuk duket deti.
Në këto rrethana, kur “Dodona” e Janinës dhe ajo e Këlcyrës nuk e plotësojnë kushtin e sipërpërmendur, merr përparësi vendndodhja e saj në malin e Tomorrit të Beratit, atje ku e ka vendosur tradita, traditë që mungon për “Dodonat” e tjera. Mali i Tomorit e plotëson kushtin e vendndodhjes në “veri të Epirit”, atje ku e kanë vendosur shkrimtarët e antikitetit, mbasi kufiri verior i Epirit është konsideruar prej tyre here lumi Vjosa, here lumi Gentius (Shkumbini), ndërsa kufiri më verior i Molosisë shkon sipas vijës Vlorë-Pogradec, në juglindje të së cilës shtrihet Malësia ( Molosia) e Shqipërisë juglindore. Dihet se kufijtë gjeografikë kanë pësuar ndryshime përgjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve. Një shembull konkret për këtë janë kufijtë e Maqedonisë së lashtë. Shprehja “në veri të Epirit”, nuk nënkupton doemos “në pjesën veriore të Epirit”, ajo ka edhe kuptimin “përtej kufirit verior të Epirit”. Argumenteve të tij për vendndodhjen e Dodonës pranë Këlcyrës, studiuesi K.Mateli u shton edhe të dhënën e Hesiodit se Dodona ndodhej në fund të fushës së Hellopisë, të cilën Mateli e njëjton me fushën pranë Këlcyrës e jo me fushën e Carakovistës së Janinës, ku e lokalizojnë shumica e studiuesve, apo me fushën e Myzeqesë, ku e lokalizojnë disa studiues të tjerë. ( Emri Myzeqe duhet kuptuar si një trajtë e deformuar e emrit Mes-ake-“Vend mes ujit”, ose “Vend moçalor”, A.Ç). Mendoj se për të vërtetuar të gjitha këto pohime të studiuesit K.Mateli nevojiten studime më të thelluara, ku duhet të përcaktohet së pari etimologjia e emrave që shoqërojnë Dodonën homerike si dhe të emrave të sotëm gjeografikë në rrethinat e Këlcyrës së Përmetit, si Hellopi, Selckë, Dodonë, Dedejan, Draçovë, Dodovec, Doshnicë, Deshnicë, Trebeshnë, Shëndëlli,Vendreshë dhe bashkë me to etimologjinë e emrit të fisit të Enianëve, fqinjë të Perrebeve sipas Homerit. Por në mënyrë të veçantë është e nevojshme të bëhet një studim për historinë e teqesë/ kishës të Alipostivanit dhe të etimologjisë së këtij emri. Në etimologjinë e këtyre emrave mendoj se fshihet një informacion i rëndësishimëm për problemin dodonian. Etimologjia e emrave gjeografikë na ndihmon për të ballafaquar mendimet tona me realitetin, pasi emrat gjeografikë janë një pjesë e historisë së vendit, e “shkruar” në gur apo në “faqet”e Tokës. Njëqind burimet që përmendin autorët e ndryshëm në rrethinat e Perrebëve e të Enianëve mund tëmos jenë dyzet burimet e ujerave termale të Leskovikut, por mund të jenë edhe njëqind burimet e malit Bureto në jugperëndim të malit Nemërcka, jo larg vendit të Enianeve (diku në luginën e lumit Drin /Drinas të Idropolit /Dropullit) të Gjirokastrës. Veç të tjerash, duhet patur parasysh se emërtimet e njëjta ose të ngjashme mund të takohen në shumë vende të botës. Mjafton të përmendim dy Ida-t homerike, njëra në Kretë e tjetra në Trojë, apo dy Edesa-t, njëra në perëndim të gjirit të Selanikut e tjetra në Ukrainë (në bregun veriperëndimor të detit të Zi). Kështu ndodh edhe me emërtimet Tolar Tamar etj., që ndeshen në studimin e autorit K.Mateli. Prandaj këto emërtime nuk mund t’i zhvendosim sipas dëshirës tonë nga njëri vend në një tjetër. Kështu duhet pranuar edhe ekzistenca e disa maleve Tamar/Tomor, ekzistenca e disa Hellopive, ekzistenca e disa Dodonave. Nëse ka ekzistuar një Dodonë në luginën e lumit të Dëshnicës së Këlcyrës, ajo do të ishte njëra nga këto Dodona, por jo Dodona parake “dimërkeqe” që përmend Homeri. Ashtu sikundër sot ekzistojnë me mijera kisha e xhami nëpër botë,po ashtu kanë ekzistuar disa Dodona në lashtësi, dhe ashtu sikurse kishat e sotme janë “bija” të tempullit të Jezusit në Jeruzalem, kurse xhamitë janë bija të tempullit të Mekës, po ashtu Dodonat e lashtësisë kanë qenë “bija” të Dodonës homerike “dimërkeqe” të Tomorit të Beratit.
Agim Çadri