Mjekët e “Shefqet Ndroqit” heronj të heshtur, 12 orë në punë mbajnë ngarkesën më të madhe të Covid

Ata janë heronjtë e heshtur që nuk ankohen por as nuk flitet asgjë për punën e palodhur të stafit mjekësor të spitalit Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.

Mjekë, anestezistë dhe infermierë punojnë pa reshtur për 12 orë në ditë duke mbajtur ngarkesën më të madhe të pandemisë në këto ditë të nxehta vere.

Me urdhër të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, spitali “Shefqet Ndroqi” është porta pritëse për çdo urgjencë në Tiranë si dhe për pacientët e infektuar me koronavirus që vijnë nga zonat e veriut.

Ndërsa spitali infektiv në QSUT pret urgjencat nga zonat e jugut. Me kapacitete të tejmbushura ku aktualisht janë 180 të shtruar, spitali “Shefqet Ndroqi” i specializuar për të trajtuar sëmundjet pulmonare, me një ekip të shkëlqyer profesionistësh, po përjeton sot ditët më të vështira.

Në temperatura të larta, me fluks të madh shtrimesh cdo ditë, mjekët dhe infermierët janë aty në këmbë.

Megjithë punën e vështirë, në mbrëmje atyre u duhet të kthehen në shtëpi pranë familjes, me riskun e frikën se mos janë infektuar dhe se mund të bëhen burim infeksioni për të afërmit.

Vetëm pak ditë më parë një mjek anestezist I këtij spitali përfundoi vetë në terapi intensive për shkak të vështirësisë në frymëmarrje si pasojë e virusit Covid.

Kanë qenë të shumtë rastet me covid mes bluzave të bardha në spitalin “Shefqet Ndroqi” por deri tani asgjë nuk është bërë për të lehtësuar barrën e tyre.

Mungesa e stafit mjekësor ka bërë që barra më e madhe të bjerë mbi këtë spital, ndërkohë që ende nuk është hapur spitali Covid 3, i cili mund të lehtësonte sadopak barrën e stafit mjekësor të “Shefqet Ndroqit”.

I vetmi bonus që marrin por dhe atë të merituar në bazë të kontratës së punës, janë orët shtesë të cilat u paguhen me vonesë. Deri më tani janë paguar për orët shtesë për muajt prill-maj. Ndërsa dy muajt më të ngarkuar me punë, qershor e korrik.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT