Mjekët në alarm: Popullata nuk i përdor si duhet maskat, në rrezik për t’u infektuar nga Covid

Në një kohë kur ministria e Shëndetësisë po këshillon pothuajse çdo minutë përmes postimeve të saj në Facebook apo reklamave televizive për vendosjen e maskës si masë mbrojtëse nga infektimi me Covid 19, specialistët  e shëndetit publik thonë se mungesa e higjienës bën që për një pjesë të popullatës maska të kthehet në burim infeksioni.

Gjatë vëzhgimeve tona në rrugë apo ambientet publike, një pjesë e qytetarëve që tregohen të zellshëm të mbajnë maskën, nuk respektojnë kushtet e higjienës. Në të shumtën e rasteve, maskat mbahen në kyçet e duarve në formë byzylyku, ose në mjekër.

Por specialistët thonë se kryesisht maskat kirurgjikale duhet të mbahen jo më shumë se 4 orë në ditë dhe janë njëpërdorimshme. Sipas tyre, në çdo rast kur maska hiqet, duart duhet të dezinfektohen e më pas duhet kapur maska me duar për tu vendosur në një qese letre, jo plastmasë.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, për shkak të mungesës së kushteve ekonomike, kjo maskë përdoret disa herë nga qytetarët por në çdo rast rekomandohet dezinfektimi i saj dhe kapja e maskës me duar të dezinfektuara.

Mjekët në alarm: Popullata nuk i përdor si duhet maskat,

Por edhe maska jo profesionale,  e bërë vetë, ofron një mbrojtje shumë të ulët, nëse nuk është qepur në mënyrë profesionale me disa shtresa që të ofrojë mbrojtje të lartë ndaj virusit Covid-19.

Mjekët thonë se sa më shumë shtresa të vendosen aq më shumë mbrojtje fiton ndaj infeksionit të koronavirusit.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT