Mjekuan për tre ditë të infektuarin me COVID-19/ Urgjenca e Gramshit rrezikon të mbyllet, stafi mjekësor në panik

I infektuari me koronavirus mund të ketë infektuar të gjithë stafin e urgjencës në Spitalin e Gramshit, pasi tre ditët e fundit është paraqitur pranë urgjencës me simtoma të ndryshme, ku merrte edhe mjekim.

Ndërkohë, nuk dihet ende fati i 20 punonjësve të repartit të urgjencës, të cilët po presin në ankth përgjigjet, pasi një ditë më parë iu është bërë tamponi.

Nëse përgjigjet e tamponëve të këtyre punonjësve dalin pozitivë, Urgjenca e Spitalit të Gramshit mund të mbyllet, për shkak të mungesës së personelit. Nga ana tjetër, menjëherë pas konfirmimit të rastit pozitiv, është dezinfektuar pallati ku ai banonte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT