“Mos bëni skaner nëse dyshoni se keni Covid”/ Brataj tregon rrezikun që u kanoset

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bëri thirrje qytëtareve që të mos dynden për të bërë skanerin nëse kanë dyshime që janë të prekur nga koronavirusi.
I ftuar në “News24” Brataj theksoi se skaneri është një rreze e dëmshme nëse bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Sipas tij, nëse skaneri bëhet shpesh ka rrezik që qytetarët të preken nga leucemia.
Ai rekomandoi që në vend të skanerit të bëhet ekografia, e cila gjithashtu tregon nëse është prekur ose jo mushkëria.
“Mos bëni shumë skaner për të hequr merakun, edhe ekografia tregon nëse është prekur mushkëria”, tha Brataj.