Në vijë të parë të luftës ndaj Covid, Rama u premton mjekëve rritje të konsiderushme pagash

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin Infektiv në një takim me mjekë e infermierë që ndodhen çdo ditë në vijën e parë të luftës me Covid-19.
Rama u premtoi mjekëve se do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë.
Sipas tij, rritja nuk do të jetë vetëm me 5-10% por do të jetë e konsiderueshme dhe pritet të ndodhë në fillim të vitit 2021, me miratimin e buxhetit të ri.
“Do realizojmë një rritje pagash shumë të konsiderueshme, jo vetëm 5%-10%, po bëjmë kalkulimet për shumën, por duam që në aspekt të pagës përveç bonuseve, të jemi në një nivel me të tjerët. Është një rritje që do ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Rama.