Nga Shqipëria drejt Italisë, 12 pasagjerë shqiptarë konfirmohen pozitivë me Covid-19

Mediat italiane raportojnë se 12 pasagjerë të fluturimit Tiranë-Perugia kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Kjo është edhe arsyeja pse rajoni i Umbrias ka përfshirë edhe Shqipërinë (përveç Greqisë, Maltës, Spanjës dhe Kroacisë) në mesin e vendeve për të cilat do të kryejë kontrolle anti-Covid.

Rreth 80 përqind e rasteve pozitive të Covid-19 të regjistruar në Umbria javët e fundit janë të lidhura me kthimet pas një qëndrimi jashtë rajonit.

Ky njoftim erdhi nga këshilltari i shëndetësisë për rajonin, Luca Coletto, shkruan Tuttoggi.

Nga Shqipëria drejt Italisë, 12 pasagjerë shqiptarë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT