Nuk ndalen rastet e reja në Kosovë, 190 të prekur dhe 12 viktima nga Covid-19

12 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Kosovë. Institucioni shëndetësor në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit 190 pesona.
Gjithashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 197 persona.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303.
Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.
Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.
Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067.