Pala greke vijon punën edhe gjatë natës, Xhaçka: Ja sa udhëtarë kanë mbetur për të kalur kufirin, nesër rregullore e re

Edhe gjatë natës së sotme, pale greke do të qëndrojë në punë, deri në kalimin e emigrantëve të fundit shqiptar që vijojnë të presin në Kakavijë për kalimin e kufirit.

Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka ka dhënë detaje për marrëveshjen me palën greke, ndërsa njofton se sonte do kalojnë kufirin 1 mijë udhëtarët e fundit.

“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.”, shkruan ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka.

Nga dita e nesërme çdo shtetas që futet në tokën greke duhet të ketë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Testin e kryer gjatë 72 orëve të fundit qytetarët do të duhet ta dorëzojnë në pikat Kufitare, të përkthyer në gjuhën angleze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT