Pamje me dron: Pylli i Semanit po shkrumbohet, në ndihmë të zjarrfikëses edhe ushtria

Vijon prej tre ditësh zjarri në pyllin e Semanit në Fier duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Edhe mbrëmjen e sotme situata nuk duket e qetë, vatra të reja zjarri janë shfaqur, ndonëse forcat e zjarrfikëses kanë arritur t’i lokalizojnë duke përdorur drone.

Tashmë, për vënien nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat e armatosura.

Deri më tani, rreth 20 hektarë janë djegur në këtë zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT