Paralajmërimi për përdoruesit e motorrit, gjobë për shoferin dhe pasagjerin nëse …

Policia e Tiranës ka vendosur të gjobisë 67 drejtues motorësh dhe pasagjerët, pasi ata nuk kanë mbajtur kaska mbrojtëse.

Sipas njoftimit policor, personat që janë gjobitur nuk kanë përdorur kaskë.

Nga Policia e Tiranës bëhet thirrje që të përdoret kaska në motor, pasi kështu qytetarët janë më të sigurt për jetën e tyre.

Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT