PD citon raporton e OBSH: Shëndetësia në Shqipëri është në nivelet afrikane

Për ish-Ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehu, sistemi shëndetësor në vend ndodhet në gjendje katastrofike.

Përmes një postimi në Facebook, ai tregon raportin e fundit të nxjerrë nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Sipas tij, në raport thuhet se numri i mjekëve në vendin tonë ka arritur në 1 për 1000 banorë, duke e krahasuar me parametrat afrikane.

Shehu gjithashtu thotë se mos-përfshirja e Mjekut të Familjes është një nga shkaqet e dështimit tragjik të vendit në menaxhimin e Covid.

Statusi i plotë

Sipas OBSh kjo pasqyron edhe gjendjen ne vend ndaj Covid.
Me shume keqardhje konstatoj se ne vazhdimesi vecse faktohen ato cfare ne keto vite po themi per gjendjen e mjerueshme te sistemit tone shendetesor e perspektiven e tij me te erret , cfare po themi per deshtimin ndaj Covid, gje qe lexohet dhe ne Raportin e fundit te OBSh:

— Numri i mjekeve ne vendin tone qe sipas OBSh ne vitin 2017 ishte 1,2 per 1000 banore e ne ulje, sot ka arritur ne 1 per 1000 banore duke qene keshtu jo vetem me i vogli ne Europe, por tashme brenda parametrave afrikane.

Akoma me e erret behet perspektiva, kur sic konstaton OBSh qindra mjeke e infermiere vazhdojne te braktisin vendin duke mos gjetur ketu as mundesite minimale financiare per te jetuar e as ato profesionale per te punuar, ne fakt mbi ata rendon vetem diskriminimi i qellimshem i pushtetit.

—Financimi publik i sistemit shendetesor qe eshte me i ulti edhe ne Rajon me 2,94 % te GDP, eshte ne fakt edhe me keq sepse 0,8 % e asaj shifre vjen nga te ardhurat e Kontributeve Direkte nepermjet sistemit te Sigurimeve, ndersa nga Buxheti vjen vetem 2,14% e GDP, duke u futur keshtu vendin ne nivelin Afrikan.

Desheroj tju kujtoje se kjo Rilindje kur proklamoi “Shendetesine falas” shpalli heretik sistemin e sigurimeve e deklaroi mbylljen e tyre, nje marrezi tjeter kjo e saj qe sic parashikuam ne ne fakt nuk u realizua kurre.

—OBSh prek edhe nje tjeter ceshtje thelbesore, gjendjen e shkaterruar te sistemit tone paresor dhe e konfirmon ate cfare neve po e themi ne vazhdimesi, si nje nga shkaqet e deshtimit tragjik ndaj Covid mos perfshirjen ne ate perpjekje te Mjekut te Familjes e atij sistemi.

Shqiptareve, qe ju premtua “Shendetesi Falas” i eshte ofruar sot vetem nje Shendetesi ne mizerje me moton “o paguaj o vdis”!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT