“Po torturohemi”/ Vijon pritja në Kapshticë, qindra shqiptarë do kalojnë natën jashtë

Pritjet e gjata me orë të tëra të qindra shqiptarëve në pikën kufitare të Kapshticës për të kaluar në Greqi janë kthyer sërish në problem.

Ata janë bllokuar në kufi, pasi kuota e lejuar nga Greqia prej 300 qytetarësh është plotësuar prej mëngjesit.

Qytetarët ngritën shqetësimin se iu mbaron afati i tamponit. Qytetarët thanë se do ta kalojnë natën jashtë në kufi për të pritur që të kalojnë nesër në Greqi, sapo të hapet pika kufitare.

“Kjo pritje është torturë. Jam i sëmurë, do ta kaloj natën jashtë. Kjo është shumë e vështirë. Shefi i madh na ka thënë se do kalojmë nesër me të njëjtin tampon, shpresojmë të kalojmë”, tha një qytetar.

“Është shumë e vështirë të presësh mbi 12 orë dhe të kalojmë edhe natën këtu. Është edhe koronavirusi, jemi mbi 50 vetë në autobus. Është më mirë të rrimë natën këtu në këmbë, se në autobus”, u shpreh një tjetër qytetar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT