Politikani serb jep lajmin e madh: Vuçiç e ka premtuar para se të vinte në pushtet, i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës

Lideri i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Nova.rs, ai ka deklaruar se Vuçiç që nga viti 2013 ka treguar se “është i gatshëm të jap pjesë të territorit të shtetit”.

Sipas politikanti serb, Vuçiç një gjë të tillë e ka premtuar kur ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, presidenti serb ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se të vinte në pushtet dhe se tashmë duhet të përmbush një premtim të tillë që e ka dhënë.

Obradoviç në fund ka thënë se është i bindur se ka pasur negociata sekrete në dy vitet e fundit, derisa sipas tij këto negociata tashmë janë shpejtuar ditët e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT